Barcelona e fuqishme, dërrmon Newcastlen

- Bota Sot

Barcelona e fuqishme, dërrmon Newcastlen

Barcelona është në çerekfinalen e madhe të Champions League, së bashku me Real Madridin, Arsenalin, PSG e Sportingun.

Barcelona e ka dërrmuar me lojë e rezultat 7:2 skuadrën e Newcastles, në ndeshjen që u luajt në “Camp Nou”.

Skuadra  angleze rezistoi vetëm në 45 minutat e parë, ndërsa makineria e Barcelonës ishte e pandalshme në pjesën e dytë.

Për Barcelonën shënuan futbollistët Raphinha (6 e 72’), Bernal (18), Lamine Yamal (45+7 - nga penalltia), Fermin (51), Lewandowski (56’ e 61’) dhe për udhëtuesit Elanga (15 e 28).

Newcastle eliminohet nga gara më prestigjioze, ndërsa Barcelona e pret Atletico Madridin ose Totenthamit në çerekfinale.



Read it all at Bota Sot