Shkëndija kalon në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke eliminuar Struga Trim&Lumin pas një dueli shumë interesant në Strugë.
Ndeshja u mbyll me barazim 2:2, derisa në penalti kuqezinjtë ishin maksimalisht të saktë për fitore 5:4 dhe avansim në raundin tjetër ku do të ndeshemi me Shkëndijën e Haraçinës.
…kualifikimi…
Jeton Beqiri: “Normalisht që jam i lumtur me kualifikimin, për shkak se nuk bëmë ndeshjen më të mirë.
Pranuam dy gola, njëri ishte super gol, derisa i pari totalisht i evitueshëm. Por, më pëlqen shumë karakteri i skuadrës, nuk dorëzohemi deri në minutën e fundit dhe rëndësi ka kualifikimi. Në raundin e ardhshëm do të tentojmë sigurisht edhe hyrjen në finale.”
…gara për dy trofe…
Jeton Beqiri: “Patjetër është një motiv i madh ky kualifikim në gjysmëfinale dhe fakti që mbetemi në garë për dy trofe. Është e rëndësishme të japim maksimumin deri në fund të kampionatit, të respektojmë çdo ndeshje edhe pse ndjehet një lodhje e vogël te ekipi, veçanërisht te disa futbollistë.
Por, kjo është normale pas shumë ndeshjeve të zhvilluara, dihet se ne luajmë çdo tre ditë.
Gjithsesi, kemi fund shumë të mirë të futbollistëve dhe shpresoj edhe ditën e shtunë kundër Makedonija Gj.P. të bëjmë paraqije të mirë dhe të dalim me rezultat pozitiv.”.