Selektori i Danimarkës: Damsgaard do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut

- Bota Sot

Selektori i Danimarkës: Damsgaard do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut

Selektori i Danimarkës, Brian Riemer, pohon për mediat daneze se një nga lojtarët kryesorë në ekipin kombëtar, Mikael Damsgaard, do të luajë në ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut, pavarësisht njoftimit se është i lënduar. 

Maqedonia do të luajë kundër Danimarkës të enjten e ardhshme në Kopenhagen në play-off për Kupën e Botës 2026 në futboll.

Mikael Damsgaard u detyrua të largohej nga ndeshja e fundit për ekipin e tij Brentford në Premier League kundër Wolverhampton për shkak të një dëmtimi në gju.

Kjo natyrisht krijoi shqetësime tek danezët, por trajneri Riemer është i qetë dhe i hedh poshtë shqetësimet kryesore.

"Kam folur me Damsgaard. Nuk ka asnjë arsye të menjëhershme për shqetësim për të ose për ne.

Do të duhet të shohim nëse ai është gati për ndeshjen këtë fundjavë.

Por nuk është diçka që duhet të shkaktojë shqetësim për ekipin kombëtar", theksoi ai.

Megjithatë, Kasper Schmeichel dhe Philipp Jørgensen sigurisht që nuk do të luajnë kundër Maqedonisë për shkak të lëndimeve të rënda.



Read it all at Bota Sot