Hetimet për vdekjen e influenceres 32-vjeçare, Stefania Pieper, në Austri, kanë zbuluar se ajo është vrarë nga ish-partneri i saj, Patrick M.
Trupi i Stefania-s u gjet i futur në një valixhe në një pyll pranë kufirit Austri-Slloveni, duke tronditur komunitetin lokal.
Provat dhe raportet mjeko-ligjore tregojnë se Stefania është mbytur dhe kishte lëndime në fytyrë, ndoshta nga goditjet ose nga lëvizja brenda valixhes gjatë transportit.
Autoritetet besojnë se ish-partneri nuk e pranoi përfundimin e marrëdhënies dhe rrëfeu fajin, duke e çuar policinë në vendin e ngjarjes.
Patrick M. është arrestuar dhe konsiderohet si autori i dyshuar i këtij krimi të rëndë. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detaje të tjera rreth ngjarjes.