Mesfushori me origjinë shqiptare, Luis Hasa, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën e Karrareses në Serinë B italiane, teksa zhbllokoi sfidën në minutë ne 63-të ku pas asistit të Zanon, kaloi në avantazh të tijët ndaj Sampdorias.
Karrerese arriti të triumfonte me shifrat 2 me 0 falë edhe golit të shënuar nga Finoto në minutën 90+5 me penallti.
Hasa qëndroi në fushë 80 minuta, teksa më pas u zëvendesua nga Melegoni.
Ky ishte goli i pestë në kampionat për 22-vjeçarin që është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm te skuadra e Karrereses.
Kujtojmë që Hasa është në pronësi të Napolit, teksa u huazua për një sezon në Serinë B, për të marrë minuta.