Tahir Batatina i reagon Fatlum Berishës: Askund familje nuk e kam përmend

- Bota Sot

Tahir Batatina i reagon Fatlum Berishës: Askund familje nuk e kam përmend

Kryetrajneri i Llapit të Podujevës, Tahir Batatina, ka reaguar në lidhje me gjyqtarin Fatlum Berisha, duke thënë se nuk e ka pas fare me familjen e tij, por kryesisht e ka fjalën për futbollin dhe që po dëmtohet ekipi i tij.

“Unë as që e kam pas fjalën për familje dhe nuk kam përmend familje, por kam pas fjalën që dëmtimin po na bën dhe Zoti ka me dënu në pjesen profesionale.

Askund familje nuk e kam përmend, kjo o me mbuluar dëmtimet e vazhdueshme që i bën Llapit”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

“Fjala ime ishte për gabimet e qëllimshme kundër nesh si klub jo të familjes”, tha më tej Batatina,

Llapi sot para shikuesve të vet ka pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Gjilani, në takimin e javës së 25-të të elitës së futbollit të Kosovës..
 



Read it all at Bota Sot