Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

- Gazeta e Prizrenit

Bashkimi shpallet për herë të parë kampion i Ligës Unike të Femrave

Skuadra e Bashkimit në kategorinë e femrave ka shkruar histori duke fituar për herë të parë Ligën Unike të Femrave, pas një finale interesante ndaj Peja 03 me rezultat 73-63.

Finalja, e zhvilluar në Prizren, ka dhuruar emocione, pasi prizrenaset kanë bërë një rikthim sensacional. Ato kanë qenë në disavantazh të thellë prej njëzet e dy pikësh në çerekun e dytë (40-18), por në pjesën e dytë ka ndryshuar gjithçka, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar fitoren historike.

Lojtarja Alexis Mead është shpallur MVP e “Final 4”, duke qenë vendimtare në suksesin e Bashkimit.



Read it all at Gazeta e Prizrenit