Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

- Bota Sot

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Në kuadër të zbatimit të kompetencave ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, është realizuar asgjësimi i 4,000 copë preparate të falsifikuara për larje dhe pastrim, të cilat mbanin në mënyrë të paautorizuar markën tregtare “Ariel”.

Mallrat në fjalë janë sekuestruar nga zyrtarët doganorë pas identifikimit të dyshimeve për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Pas verifikimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet kompetente dhe bartësit e të drejtave, si dhe pas përfundimit të procedurave ligjore, gjykata kompetente ka nxjerrë vendim për asgjësimin e tyre.

Produktet e falsifikuara, veçanërisht ato të kategorisë së preparateve për pastrim, përbëjnë rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve dhe sigurinë publike, pasi nuk i nënshtrohen kontrolleve të nevojshme të cilësisë dhe standardeve të sigurisë.

Asgjësimi i këtyre mallrave është kryer në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi dhe nën mbikëqyrje doganore, me qëllim parandalimin e shpërndarjes dhe përdorimit të tyre në treg.



Read it all at Bota Sot