Shtyn Juventusin drejt Championsit

- Bota Sot

Shtyn Juventusin drejt Championsit

Kenan Jildiz, sapo ka rinovuar kontratën me Juventus deri në vitin 2030 dhe tregon sa e lehtë ka qenë për ti thotë edhe një herë po bardhezinjve dhe thekson se nuk ka luajtur kurrë për para, por për të përmirësuar veten dhe për të ruajtur besimin që e ka gjithmonë si prioritet në karrierën e tij.

Ai ndjehet shumë mirë te Juventusi dhe thekson se kjo skuadër ka qenë gjithmonë mendimi i tij, gjë që e dinin edhe prindërit e tij që kujdesen për interesat e tij, dhe e ardhmja e tij është te Juventusi.

Krahasimi me periudhën e tij te Bajerni i Mynihut është i qartë pasi atje ka qëndruar 11 vite dhe gjithmonë kishte dikë më i mirë se ai, ndaj largimi ishte një zgjedhje natyrale për karrierën e tij.

Tre vite më parë, sapo mbërriti në Torino, ai takoi Masimiliano Alegrin dhe ndjehet shumë mirënjohës për fillimin e karrierës së tij dhe gjithçka që ka arritur falë tij dhe gjithashtu ka falënderim edhe për Montelën, trajnerin e Turqisë, për mbështetjen e dhënë.

Tani, me Luçiano Spaletin, ai e përshkruan si një trajner të madh, një njeri të veçantë dhe plot emocione, duke vlerësuar gjithashtu ndikimin që trajnerët kanë pasur në zhvillimin e tij si futbollist dhe njeri. Jildiz, i lindur në 2005, tregon maturinë e tij duke shpjeguar se pak lojtarë arrijnë të mbajnë të njëjtin nivel performancash për 50 ndeshje dhe se kritikat janë normale sepse gazetarët shprehin mendimet e tyre, por ai di që duhet të përmirësohet dhe shembulli i mentalitetit të fortë është Kristiano Ronaldo, i cili edhe në moshën 40-vjeçare vazhdon të ruajë një qasje fantastike ndaj futbollit.

Për krahasimin me Aleks Del Pieron, Jildiz thotë se nuk i pëlqen, sepse Del Piero është një legjendë botërore dhe pjesë e historisë së Juventusit dhe futbollit, ndërsa ai vetë dëshiron të ndërtojë historinë e tij, të lërë diçka personale dhe të krijojë një trashëgimi që është krejtësisht e tij.

OBJEKTIVI – Renditja tregon se Juventusi aktualisht është jashtë zonës Champions, por vetëm një pikë pas Komos së Fabregas. Megjithatë, misioni sezonal i Luçiano Spaletit, i cili mori drejtimin pas largimit të Tudor gjatë kampionatit, është kualifikimi në kupën më të madhe europiane dhe sipas “La Stampa”, kjo është ende e mundur. Titulli i artikullit në seksionin sportiv është

“Garë e ngushtë”. Sipas gazetës piemonteze, grupi i plotë dhe kalendari i favorshëm mund t’i ndihmojnë Spaletit dhe bardhezinjve të rikuperojnë vendin e katërt që siguron kalimin në Champions League për sezonin tjetër. Ndërkohë, Jildiz është bërë gjithnjë e më vendimtar në këtë pjesë finale të sezonit, dhe Dushan Vlahoviç po rikthehet, me shpresën për të marrë minuta të rëndësishme para verës dhe para Kupës së Botës. Nga ana tjetër, Komo nuk ka presion dhe Champions për ta mbetet një ëndërr.

Në këtë pikë të sezonit, me Niko Paz të lodhur, Fabregas ka rikuperuar një lojtar si Asane Diao që ndryshon balancat në çdo ndeshje. Edhe Roma ndjek për të qëndruar në garë për Europën, vetëm dy ose tre pikë pas bardhezinjve dhe bardhebluve, por Gasperini nuk ka yje dhe Malen vetëm në sulm nuk mjafton. Me Europa Ligën që ndërhyn, skuadrat duhet të mbështeten te siguria e grupit dhe te golashënuesi kryesor holandez me 7 gola.



Read it all at Bota Sot