Trajneri i Galatasarayt me kritika

- Bota Sot

Trajneri i Galatasarayt me kritika

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk, ka shpërthyer me kritika të forta ndaj arbitrimit pas ndeshjes së fundit të skuadrës së tij ndaj Liverpooli.

Në një deklaratë për CBS-in, Buruk nuk i kurseu fjalët për gjyqtarin e takimit, duke shprehur hapur pakënaqësinë e tij me vendimet e marra në fushë.

“Isha duke pritur një nga gjyqtarët më të mirë në botë për këtë ndeshje, por ata dërguan një nga më të dobëtit në botë”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Galatasaray mbrëmë u mposht ndaj “The Reds”-it dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.



Read it all at Bota Sot