Dhimbje koke për Arbeloan, një nga më të mirët e Realit humbet derbin me Atletikon dhe ndeshjet me Bajernin në Champions!
Portieri i Real Madridit, Tibo Kurtua ka pësuar një dëmtim muskulor në rektus femoris të kuadricepsit të djathtë dhe tashmë diagnoza është konfirmuar nga klubi i bardhë.Gardiani belg do të jetë jashtë fushave për një muaj e gjysmë dhe Lunin do ta zëvendësojë.
Fillimisht, ai do të humbasë derbin e së dielës kundër Atletikos si dhe 4 ndeshje të tjera në La Liga. Kurtua nuk do të luajë as kundër Bajern Mynihut në dy ndeshjet e Ligës së Kampioneve.
Një humbje e madhe për Arbeloan duke qenë se belgu është një garanci e vërtetë për “Los Blancos”.