Ekipi mposhti bindshëm Atalantën (4-1) në ndeshjen e dytë dhe me një rezultat të përgjithshëm prej 10-2 tregoi se është në formë të shkëlqyer përpara duelit çerekfinal të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Heroi i mbrëmjes ishte Harry Kane, i cili shënoi dy gola dhe arriti numrin e 50 golave në Ligën e Kampionëve, duke u bërë lojtari i parë anglez që e arrin këtë sukses.
“Me një epërsi të tillë nga ndeshja e parë është e lehtë të relaksohesh, por ne donim të fitonim me të njëjtin stil. Nga minuta e parë deri në të fundit ishim në nivel”, tha Kane.
Sulmuesi anglez po luan një sezon fantastik dhe tashmë ka 47 gola në 39 ndeshje, më shumë se çdo lojtar në 5 ligat kryesore evropiane. Përpara ndeshjes kundër “mbretërve”, Kane është i qartë:
“Sa herë që luan kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve, pret një betejë e vështirë. Por ne jemi të gatshëm të shkatërrojmë çdo kundërshtar – nuk kemi frikë nga askush”, shtoi futbollisti.