Prishtina - Ballkani luhet të shtunën, Gjilani - Drita të dielën

- Bota Sot

Prishtina - Ballkani luhet të shtunën, Gjilani - Drita të dielën

Ndeshjet e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës priten me drithërima për faktin se skuadrat që luftojnë për titullin e kampionit ndeshen mes vete.

Prishtina – Ballkani luhet të shtunën, Gjilani – Drita të dielën.

Prishtina me trajner të ri, Alban Dragushën, në fushën në Hajvali synon fitore ndaj Ballkanit.

Kryendeshja e Anamoravës pritet me padurim mes Gjilanit dhe Dritës.

Ballkani kryeson me 45 pikë sa ka edhe Drita, ndërsa Gjilani e zë vendin e tretë me 39 e Prishtina të katërtin me 38 sosh.

Ndeshjet 
E shtunë 

Prishtina – Ballkani 13.00
Ferizaj – Drenica 13.00

E diel
Dukagjini - Prishtina e Re 13.00
Malisheva – Llapi 13.00
Gjilani – Drita 13.00



Read it all at Bota Sot