Selektori i Kosovës: Gjasat janë 50-50 ndaj Sllovakisë

- Bota Sot

Selektori i Kosovës: Gjasat janë 50-50 ndaj Sllovakisë

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur me optimizëm para përballjes së rëndësishme ndaj Sllovakisë duke theksuar se ekipi i tij është i gatshëm për sfidën.

Në një prononcim për Kronen Zeitung, tekniku gjerman u shpreh se balanca mes dy skuadrave është e barabartë.

“Kemi shumë besim. Do të thosha gjasat janë 50 me 50”, deklaroi Foda, duke lënë të kuptohet se pret një ndeshje të luftuar deri në fund.

Ai gjithashtu vlerësoi mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve Dardanë, të cilët vazhdojnë ta ndjekin ekipin kombëtar kudo që luan.

“Është e jashtëzakonshme sa shumë tifozë udhëtojnë me ne.

Ndihemi si në shtëpi kudo. Në Suedi gjysma e stadiumit ishte me kosovarë. Kjo i jep ekipit energji të madhe”, shtoi ai.

Përkrahja e madhe nga tribuna pritet të jetë një faktor shtesë motivimi për Kosovën, e cila synon një paraqitje pozitive në këtë duel të rëndësishëm.



Read it all at Bota Sot