Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se dita e parë e Fitër Bajramit do të festohet të premten, më 20 mars 2026, ndërsa manifestimi qendror do të mbahet në Xhamia e Madhe në Prishtinë.
Programi nis në orën 05:03 me faljen e namazit të sabahut dhe ligjëratën tematike, ndërsa namazi i Fitër Bajramit do të falet në orën 06:18, i udhëhequr nga kryeimami Vedat ef. Sahiti. Hytben do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.