Ernest Muçi bëhet përsëri temë

- Bota Sot

Ernest Muçi bëhet përsëri temë

Trabzonspori fitoi përsëri duke mbetur në garën e skuadrave të kreut në kampionatin turk, duke mposhtur 1-0 Ejupspor në transfertë.

Shumëkush mendonte se ekipi do ta kishte më të thjeshtë, por ai shfaqi disa vështirësi në vijën e sulmit.

Kësisoj, nuk kanë munguar kritikat, edhe për faktin se trajneri Fatih Teke, vazhdon të përdorë Muçin si një anësor sulmi, ndonëse lojtari ka qenë në formë shumë më të mirë duke luajtur pas krahëve të sulmuesve.

“Në ndeshjet e fundit, Muçi ka luajtur më shumë në krahë. Megjithatë, kontributi i Muçit në shënimin e golave ka ardhur kryesisht nga pozicioni si numër 10. A do ta shohim atë përsëri në atë pozicion?”, ishte pyetja që një gazetar i bëri pas ndeshjes trajnerit Fatih Teke.

“Ne kemi probleme në krahë. Nuk mund të themi se Muçi vetëm ka luajtur dhe shënuar si numër 10.

Nuk është kështu, Është e vërtetë që Muçi e ndjen veten më rehat si një numër 10. Ai luan gjithashtu edhe në të djathtën dhe të majtën gjatë ndeshjes. Durimi i tij është i rëndësishëm për ne.

Ndonjëherë paraqitjet e tij janë të nivelit të ulët, ndonjëherë të larta

. Është natyrale për Muçin që të ketë ulje-ngritje. Kontributi i tij në rezultat nuk është objektivi ynë parësor.

Objektivi ynë parësor është që ekipi të fitojë”, tha trajneri, duke bërë të qartë se do të vazhdonte të sakrifikonte Muçin për sa kohë që ekipi vazhdonte të fitonte.



Read it all at Bota Sot