Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra nga kabineti qeveritar ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Ai ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë.
“Si çdo vjet edhe sivjet si për çdo Bajram vizitën e parë e bëjmë te myftiu Naim Tërnava, te kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, këtu në selin e tyre në Prishtinë për t’i falënderuar për angazhimin, punën, rolin, kontributin edhe aktual edhe historik” , tha Kurti.