Ish-trajneri i Shqipërisë, Edi Raja ka dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport ku komentoi ndeshjen midis Napolit dhe Kaljarit e planifikuar për sot në orën 18:30 pasdite në Unipol Domus dhe konkretisht edhe për garën për titullin.
Trajneri Edi Reja kur drejtonte Kombëtaren shqiptare
“Nëntë pikët pas Interit janë shumë, por pse të kufizohen napoletanët? Napoli do të përpiqet ta fitojë, pastaj do të ulet dhe do të presë rezultatet e fundjavës. E njëjta gjë vlen edhe për Kaljarin të cilët nuk kanë ndërmend të ndiejnë presionin e atyre që e ndjekin.”
Reja nuk ka dyshime se kush mund të jetë njeriu i ndeshjes:
“Unë po mbështetem te Hojlund, i cili është jashtëzakonisht i fortë. Ai është një qendërsulmues i jashtëzakonshëm, sulmon në thellësi, luan për të tjerët dhe pastaj për veten e tij, të fiton me shpërthimin e tij të parë.
Por gjithashtu mbaj mend se De Bryjne dhe Mek Tominej së bashku kanë një cilësi të jashtëzakonshme teknike.
Dy liderë në zemër të lojës, me gola në gjak”, përfundoi Reja.