Rikthehet Rodri

- Bota Sot

Rikthehet Rodri

Pas pushimeve dimërore, Spanja kthehet javën tjetër me një ndeshje miqësore kundër Serbisë (e premte, 27, Vila-real) dhe një tjetër tre ditë më vonë, të martën, 31, kundër Egjiptit në Barcelonë.

Trajneri Luis de la Fuente ka publikuar listën me lojtarët e thirrur ku vihet re përfshirja e portierit të Barcelonës, Joan Garsia edhe pse mbeti i dëmtuar kundër Njukasëllit në ndeshjen e Championsit.

Rikthehet edhe fituesi i Topit të Artë, Rodri, i cili ka rifituar formën e tij me Mançester Sitin.

Lista e ardhshme e skuadrës së Spanjës do të jetë ajo përfundimtare për Kupën e Botës. Luis de la Fuente do të shpallë 26 lojtarët e zgjedhur për Kupën e Botës në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada në fund të majit.



Read it all at Bota Sot