Vdes ish futbollisti i Kosovës

- Bota Sot

Vdes ish futbollisti i Kosovës

Ka ndërruar jetë ish futbollisti Bujar Ramadani, i njohur si Lalushi.

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit i shpreh ngushëllime familjes së Ramadanit dhe komunitetit të futbollit në Kosovë.

Ramadani ka qene edhe pjesë e Dritës së Gjilanit dhe një kohë edhe e ish Cërvena Zvezdës së Gjilanit në fillim të viteve të 80-ta.

“Në emër të Kryetarit të LRF Gjilan, z. Armend Misini, shprehen ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Bujar Ramadanit, i njohur ndryshe sikurse Lalushi.

Me dhimbje të thellë pranuam lajmin për humbjen e Bujarit. Kontributi i tij si futbollist do të mbahet mend nga shumë gjenerata, duke qenë pasues i vlerave dhe trashigëmisë së futbollit vendor edhe në momentet më të vështira të okupimit.

Në këto çaste të rënda, jemi pranë familjes Ramadani dhe gjithë komunitetit sportiv të cilët e kanë njohur dhe kanë ndëgjuar për Bujarin, duke ndarë dhimbjen me ju.

U prehtë në paqe”, thuhet nga Armend Misini kryetar i LRF Gjilan.
 



Read it all at Bota Sot