Selektori i kombëtares sllovake, Francesco Calzona, ka publikuar listën për ndeshjen gjysmëfinale të “play-off”-in për një biletë në Kampionatin Botëror në futboll
Kombëtarja e Kosovës do të përballet të enjten e 26 marsit (20.45) me Sllovakinë në ndeshjen që luhet në Bratisllavë.
Fituesi i kësaj sfide do të përballen në finale me fituesin e ndeshjes Turqi - Rumani.
“Kosova është një test shumë i vështirë”, Vladimír Koník trajner nga Sllovakia.
“Janë lojtarë shumë të zgjuar me topin dhe nuk e pëlqejnë lojën e ashpër me duele fizike.
Por kanë diçka që ua kam zili shumë, mentalitetin dhe krenarinë kombëtare”, tha ai për mediumin sllovak Pravda”.
Ai thekson se dëshira e madhe për sukses historik kualifikimi për herë të parë në një turne madhor, është arma kryesore e Kosovës.
Koník madje e konsideron Kosovën si kundërshtarin më të vështirë të mundshëm në short.
”Ata kanë një dëshirë të madhe për të arritur sukses historik, të kualifikohen për herë të parë në një turne të madh. Do të mbështeten te kjo emocion.
Kur na ra Kosova, shumica ishin të kënaqur me shortin. Unë thashë se ishte kundërshtari më i keq i mundshëm, sepse të përballesh me Kosovën apo Shqipërinë është gjithmonë e pakëndshme.
Duhet të kemi kujdes, sepse do të vijnë edhe me një numër të madh tifozësh nga Vjena dhe Praga.
Ata kanë lojtarë nga pesë ligat më të forta në botë.
Bashkëlojtari i Valjentit, Vedat Muriqi, ka shënuar 18 gola në La Liga. Ka edhe futbollistë nga Bundesliga dhe Serie A.
Nuk na pret asgjë e lehtë.
Kjo më kujton historinë e Slovanit dhe Kajrat Almatyt, kur kazakët synonin Ligën e Kampionëve dhe ia dolën. Mendoj se edhe presidenti i Kosovës u ka premtuar shpërblime të veçanta lojtarëve.
Mysafirët janë shumë të motivuar”, tha ai.
Sa i përket shikuesve, ka frikën nga numri i madh shqiptarëve.
“Jam i sigurt se do të ketë shumë. Komuniteti në mes të Evropës është shumë i fortë.
Nuk do të jetë vetëm sektori i tyre ai që do të jetë plot. Pres që më shumë se pesë mijë prej tyre do të vijnë këtu.
Dhe ata mund të bëjnë zhurmë të madhe. Jam kurioz për përballjen në fushë dhe në tribuna”, tha trajneri sllovak.