E enjtja e 26 marsit po vjen, kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në Bratisllavë në kuadër të gjysmëfinales së play-off-it për një vend në Kampionatin Botëror në futboll.
Trajneri nga Sllovakia, Vladimír Koník, paralajmëron rekord shikuesish nga Kosova.
“Jam i sigurt se do të ketë shumë. Komuniteti në mes të Evropës është shumë i fortë.
Nuk do të jetë vetëm sektori i tyre ai që do të jetë plot.
Pres që më shumë se pesë mijë prej tyre do të vijnë këtu.
Dhe ata mund të bëjnë zhurmë të madhe. Jam kurioz për përballjen në fushë dhe në tribuna”, tha Konik për gazetën sllovake “Pravda”.
“Kur na ra Kosova, shumica ishin të kënaqur me shortin.
Unë thashë se ishte kundërshtari më i keq i mundshëm, sepse të përballesh me Kosovën apo Shqipërinë është gjithmonë e pakëndshme”, ka thënë Konik.