Alarm për liderin e Vllaznisë

- Bota Sot

Alarm për liderin e Vllaznisë

Skuadra e Vllaznisë po përgatitet për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Dinamos, me shumicën e lojtarëve të gatshëm për aktivizim.

Vetëm Lirim Kastrati mungon, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Egnatias.

Aktualisht nuk dihet sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave, por lëndimi duket serioz.

Nga ana tjetër, Gurishta është rikthyer në stërvitje pas disa javësh mungesë dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës. Stafi ka konfirmuar se mbrojtësi është duke u stërvitur normalisht dhe ka mundësi të marrë minuta lojë.

Edhe futbollistë si Bismark dhe Murataj kanë treguar gjithashtu formë të mirë fizike në stërvitje, pas shqetësimeve të vogla që kishin pasur më parë.

Të dy janë në 100% të formës së tyre dhe pritet të jenë pjesë e grupit për sfidën me Dinamon. Skuadra ka zhvilluar seanca stërvitore të plota me pjesëmarrjen e lojtarëve kryesorë, duke përfshirë mbrojtësit dhe sulmuesit, dhe nuk ka mungesa të tjera për ndeshjen

Në përmbledhje, Vllaznia do të hyjë në këtë ndeshje me shumicën e lojtarëve të gatshëm, me përjashtim të Kastratit, dhe me rikthimin e Gurishtës.

Me një grup që gjatë sezonit ka treguar se di t’i përballojë më së miri edhe mungesat e futbollistëve kryesorë. Ku për kuqeblutë një situatë e tillë nuk është aspak e panjohur, pasi skuadra ka vuajtur në vazhdimësi me lëndimet dhe ndalesat e futbollistëve në infermieri.



Read it all at Bota Sot