17-vjeçari që e duan të gjithë, publikohen emrat para ndeshjes me Shqipërinë

- Bota Sot

17-vjeçari që e duan të gjithë, publikohen emrat para ndeshjes me Shqipërinë

Polonia është gati për ndeshjen me Shqipërinë.

Trajneri Jan Urban ka publikuar listën zyrtare me 25 emra ku nuk mund të mungonte lideri Robert Levandovski. Më tej ka edhe risi pasi është ftuar Oskar Pietushevski, që është vetëm 17 vjeç dhe e duan të gjithë tifozët.

Nikola Zalevski është po ashtu pjesë e listës, edhe pse ndaj Shqipërisë do të mungojë.

Lojtari i Atalantës në Seria A ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Në Poloni i bëjnë llogaritë për finalen e “play off” të Botërorit, duke projektuar kualifikimin ndaj Shqipërisë.

Sfida Poloni-Shqipëri është gjysmëfinalja e “play off” të Botërorit. Ky takim do të luhet më 26 mars, prej orës 20:45.



Read it all at Bota Sot