Spalletti: Di Gregorio ka reaguar shumë mirë

- Bota Sot

Spalletti: Di Gregorio ka reaguar shumë mirë

Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, foli në konferencën për shtypin para sfidës ndaj Sassuolo-s, duke theksuar rëndësinë e fazës finale të sezonit dhe mundësinë e rinovimit të kontratës.

“Më kanë mbetur 9 ndeshje, secila vendimtare.

Nuk mund të presim të luajmë gjithmonë më mirë se kundërshtarët, prandaj duhet të gjejmë momentin kyç për rezultatet.

Duhet të dish të zgjedhësh”, tha Spalletti. Ai nuk dha sinjale të qarta mbi rikthimin e Dushan Vllahoviqit te të grumbulluarit ose gjendjen e Marcus Thuram, duke shtuar se disa lojtarë kanë shqetësime të vogla muskulore dhe se stoli ka qenë gjithmonë një ndihmë e madhe për skuadrën.

Lexo edhe:

Guardiola shmang polemikat para finales me Arsenalin: Bota po shembet, ne flasim për ‘truke të pista’

Trajneri nuk e ka vendosur ende formacionin, por mund të përdorë sistemin me 9 fals dhe Yildiz-in si sulmues, duke lënë hapësirë për ndryshime në minutat vendimtare.

Ai lavdëroi gjithashtu performancën e portierit Di Gregorio pas përjashtimit nga titullarja: “Të dy portierët janë në nivel të lartë.

Ky periudhë i ka bërë mirë Di Gregorio-s, e kam parë të vendosur dhe të përqendruar, çdo zgjedhje imja do të ketë reagim pozitiv nga të dy.”

Në lidhje me rinovimin, Spalletti deklaroi: “Mund të jetë momenti i duhur gjatë pushimit për kombëtaret. Kam gjithë gatishmërinë për të dëgjuar çfarë do të thotë klubi.” Ai nuk foli për merkato ose sezonin tjetër, duke theksuar se fokusi është te ndeshjet aktuale dhe skuadra.

Gjithashtu, trajneri riktheu vëmendjen te eliminimi në Champions League ndaj Galatasaray:

“Nuk ishim inferiorë, por luajtja me një lojtar më pak bëri diferencën. Zgjedhja e momenteve është kyçe për fitore.”

Për sfidën me Sassuolo-n, Spalletti shtoi: “Fabio Grosso është trajner i mirë. Duhet të jemi të gatshëm ndaj lojës së tyre të shpejtë dhe të ndërpresim aksionet e tyre, por edhe të shfrytëzojmë hapësirat kur të ofrohen.”

Sezoni për Juventus mbetet i hapur dhe çdo ndeshje deri në fund mund të vendosë fatin për vendin në Champions dhe të ardhmen e trajnerit..



Read it all at Bota Sot