Vlerësohen e ardhmja e Jasharit dhe Nkunkut

- Bota Sot

Vlerësohen e ardhmja e Jasharit dhe Nkunkut

Ardon Jashari dhe Kristofer Nkunku, dy nga blerjet më të shtrenjta të verës së kaluar, nuk kanë përmbushur pritshmëritë dhe tashmë AC Milan po analizon të ardhmen e tyre. Jashari, besim edhe për një sezon tjetër Kuqezinjtë shpenzuan mbi 70 milionë euro për dy lojtarët, por rendimenti në fushë nuk ka reflektuar këtë investim.

Jashari, sidomos në rolin e mesfushorit qendror, ka hasur vështirësi të mëdha, siç u pa edhe në ndeshjen ndaj Lazio. Statistikat janë domethënëse: me të në fushë për më shumë se 45 minuta, Milani ka marrë vetëm një fitore ndaj Leçes, dy barazime kundër Komos dhe Fiorentinës, si dhe dy humbje ndaj Parmë dhe Lacios.

Megjithatë, sipas “Corriere dello Sport”, ideja e klubit është ta mbajë edhe një sezon tjetër. Dëmtimi në fibul në fund të gushtit e la jashtë për disa muaj dhe ndikoi ndjeshëm në përgatitjen e tij. Nkunku, e ardhmja në dyshim Situata e Nkunkut është ndryshe. Francezi ka regjistruar 6 gola dhe 3 asistime në 26 ndeshje këtë sezon, por nuk ka pasur ndikimin e pritur.

Investimi prej 37 milionë eurosh plus bonuse tani shihet me dyshim.

Pas një periudhe pozitive në fillim të vitit 2026, forma e tij ka rënë sërish, ndërsa trajneri Masimiliano Alegri nuk duket se e konsideron titullar në repartin ofensiv.

Në fund të sezonit, agjenti i lojtarit do të diskutojë me drejtuesit e Milanit për të kuptuar nëse ai bën ende pjesë në planet për sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, klubi synon të afrojë një sulmues qendror, çka mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e Nkunkut në “San Siro”.



Read it all at Bota Sot