Leao i dëmtuar, mungon ndaj Torinos

- Bota Sot

Leao i dëmtuar, mungon ndaj Torinos

Rafael Leao nuk do të jetë në dispozicion të Milanit për ndeshjen ndaj Torinos, pasi ka pësuar një dëmtim në stërvitje.

Sipas raportimeve të mediave italiane, përfshirë edhe ato të “Sky Sport”, sulmuesi portugez ka probleme me muskuj, një shqetësim që i është rikthyer dhe e ka detyruar të ndalojë aktivitetin.

Leao nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore dhe është konfirmuar se nuk do të grumbullohet për këtë përballje të rëndësishme në Serie A.

Ky është një tjetër problem për Milanin, që humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm në repartin ofensiv, në një moment delikat të sezonit.

Stafi mjekësor i klubit po ndjek nga afër gjendjen e tij, ndërsa mbetet të shihet se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave..



Read it all at Bota Sot