Shqiptarët kanë nisur numërimin mbrapsht për sfidën e së enjtes kundër Polonisë, e vlefshme për Play Off-in e Botërorit.
Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, që një pjesë të jetës dhe karrierës së tij e ka kaluar në Poloni, zbulon dy strategji në favor të Kombëtares.
Sipas tij, mungesa e Manajt prish planet e trajnerit Silvinjo, por kjo Kombëtare nuk e ka të bazuar lojën e saj tek individët.
Shqipëria do të luajë gjysmëfinalen e Botërorit më 26 mars në stadiumin “Narodovi” të Varshavës dhe, në rast kualifikimi, do të përballet me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.