Shkëndija të shtunën kërkon vazhdim të serisë së rezultateve pozitive kundër Makedonija Gj.P. në Gjorçe Petrov të Shkupit.
Shkëndija në afat kohor prej vetëm 6 ditëve të shtunën zhvilloj ndeshjen e tretë.
Në Shkup ndaj Makedonija Gj.P. kërkojmë vazhdim të serisë pozitive.
Ekipi vjen me moral të lartë, pas kualifikimit në gjysmëfinale të Kupës.
Ronaldo Webster shkaku i angazhimeve me kombëtaren e Xhamajkës nuk do të jetë në kombinim.
Kuqezinjtë shohin me optimizëm, pavarësisht faktit se luajmë çdo tre ditë.
Makedonija Gj.P. në dy ndeshjet e fundit është mundur nga Struga (3:0) dhe Bashkimi (2:0).
Shkupjanët pas 23 xhirove janë në vend të 9-të me 23 pikë (6 fitore, 5 barazime, 12 disfata).
Makedonija Gj.P. - Shkëndija
LPFMV | Xhiroja e 24-të
Stadiumi | Në “Gjorçe Petrov” të Shkupit
E shtunë, 21 mars. ora 14:30