Federata serbe çudit me vendim skandaloz ndaj ekipit nga Sanxhaku, shkak Cërvena Zvezda

- Bota Sot

Federata serbe çudit me vendim skandaloz ndaj ekipit nga Sanxhaku, shkak Cërvena Zvezda

Novi Pazari, klub nga Sanxhaku, është halë në sy në Serbi.   

Federata serbe ka çuditur me vendim skandaloz ndaj ekipit nga Sanxhaku, shkak Cërvena Zvezda

“Në një ditë feste të bukur të Fitër Bajramit, Federata e Futbollit të Serbisë ka tronditur të gjithë Novi Pazarin me vendimin e saj.

Federata e Futbollit të Serbisë ka marrë një vendim që nuk do të pritet mirë në Novi Pazar”, shkruan media boshnjake “sportsport”.

“Krerët e Federatës kanë vendosur që përkohësisht të mbyllet stadiumi në Novi Pazar.

E gjithë kjo ka ndodhur pasi procesi i shqyrtimit të provave është zgjatur dhe në fund është marrë ky vendim.

Sipas informacioneve të “Sport Club”, vendimi është marrë nga organi i shkallës së parë.

Arsyeja lidhet me ngjarjet në ndeshjen kundër Crvena Zvezdës, e zhvilluar më 5 mars në kuadër të Kupës së Serbisë.

Në atë takim janë parë skena që nuk kanë vend në një ngjarje sportive.

Sipas mediave serbe, është marrë parasysh edhe raporti i komisionerit të sigurisë për atë ndeshje, Milisav Ristivojeviq.

Kështu, stadiumi i Novi Pazarit mbetet i mbyllur deri në momentin kur të merret vendimi përfundimtar nga organet disiplinore.

Novi Pazari ka afat deri më 25 mars për të paraqitur deklarimin e tij lidhur me pretendimet në raportin disiplinor.

Këto pretendime lidhen kryesisht me mangësi në organizimin e ndeshjes.

Novi Pazari pritet të luajë ndeshjen e radhës në shtëpi më 8 prill kundër Partizanit. 

Megjithatë, mbetet një pikëpyetje e madhe nëse kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e tyre apo do të detyrohen të gjejnë një zgjidhje tjetër”, shkruan media boshnjake.Sa i përket renditjes,.



Read it all at Bota Sot