Shqiptari shënon dy gola dhe asiston në Gjermani, pëson debakël skuadra e shqiptarëve të Kosovës

- Bota Sot

Shqiptari shënon dy gola dhe asiston në Gjermani, pëson debakël skuadra e shqiptarëve të Kosovës

Futbollisti shqiptar, Brajan Gruda, ka pas mbrëmjen e tij në fanellën e RB Leipzig-ut, e cila si vendas ka treguar lojë të madhe dhe ka shënuar fitore të thellë më rezultat 5:0 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së 27-të në Bundesliga I.

Gruda shënoi në minutën e 17-të dhe të 44-tën, ndërsa asistoi në golin e tretë në minutën e 30-të.

Gruda ishte i pandalshëm për mbrojtjen rivale, duke luajtur tërë takimin.

Golat i realizuan Gruda (17 e 44), Baumgartner (21 e 30), Henrichs (78).

Reprezentuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, u paraqit titullar dhe u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë dhe Albian Hajdari u aktivizua nga minuta e 46-të, por dot që të shmangin humbjen e thellë të Hoffenheimit.

Leipzig e zë vendin e tretë me 50 pikë, sa ka edhe Stuttgart dhe Hoffenheim që ndajnë vendin e katërt e të pestë.



Read it all at Bota Sot