Manchester Utd megjithatë kthehet me një pikë nga terreni i nxehtë në Bournemouth.
Një ndeshje me rivalitet të madhe dhe një barazim me rezultat 2:2 mes Bournemouth dhe Manchester Utd.
Në 12 minutat e fundit të ballafaqimit, Manchester Utd mbetet pa një futbollist, Maguire u përjashtua me karton të kuq.
Manchester Utd dy herë avancoi por nuk fitoi.
Për Bournemouth shënuan Christie (67), Kroupi (81 - nga penalltia) dhe për udhëtuesit Fernandes (61) e Hill (71 - autogol).
Manchester Utd e zë vendin e tretë me 55 pikë dhe Bournemouth është në të dhjetin me 42 sosh pas javës së 31-të në Premier League.