Napoli mposhti Cagliarin këtë të premte dhe për momentin parakalon Milanin në vendin e dytë në klasifikim dhe duke e reduktuar në 6 pikë diferencën me Interin. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Conte foli fillimisht për pjesët që nuk i pëlqyen te skuadra e tij.
‘Gabuam shumë, mund të bënim më mirë dhe të komandonim më shumë ndeshjen duke qenë se Cagliari nuk po bënte presion-tha Conte-në pjesën e dytë kërkuam golin e dytë, në ndeshje të tilla gjithçka mund të ndodhë. Tani shkojmë në pauzën e kombëtareve me këto 3 pikë duke pritur të tjerët. Tre pikë për zonën Champions, këto 7 muaj kemi qenë të jashtëzakonshëm që qëndruam në vendet e para. Shohim kë kemi përpara, por të mos bëjmë batuta të kota, mjafton vetëm pak që kush na ndjek të na thithë poshtë’
Trajneri i Napolit foli më pas për faktin që skuadra e tij më në fund mbylli një ndeshje pa pësuar gol.
‘Ishte e rëndësishme që të mbanim portën të paprekur pas 11 ndeshjeve, sot Cagliari nuk gjuajti asnjëherë në portë-shtoi Conte-ia dolën të mbronin të gjithë mirë, kishte dëshirë. Futbollistët e perceptuan rëndësinë e ndeshjes edhe pse e kemi pak të vështirë të konkretizojmë’.
Ishte e paevitueshme për Conten që të fliste për shanset e Napolit për titullin e Serie A.
‘Sigurisht që rikthimi i disa futbollistëve është i rëndësishëm, por ajo që ka më shumë rëndësi është të jesh në 100% të formës-shtoi Conte-Anguissa dhe McTominay ende nuk po shkëlqejnë, ndërsa De Bruyne e pashë mirë. Lobotka u lodh pak dhe tani duhet të rikuperojmë Rrahmanin dhe Di Lorenzon dhe shpresojmë t’ia dalim. Neres mendoj se është e vështirë. Këto 7 muaj jemi mbajtur, tani duhet të kualifikohemi në Champions League, por e dimë që edhe skuadra të tjera duan ta arrijnë këtë. Askush nuk duhet të na pengojë për të parë përpara, sot ushtruam pak presion për ata që janë para nesh’.