Politikani serb, Nikola Sanduloviç ka reaguar ashpër ndaj pushtetit në Serbi dhe raportimit të mediave.
Ai njofton se kanë filluar sulmet e hapura të përgatitura kundër tij dhe politikës së tij.
““Kanë filluar sulme të hapura dhe të përgatitura kundër meje dhe politikës së Partisë Republikane!
Sipas zakonit të vjetër komunist, në sulm kundër viktimës së tyre gjithmonë shtyhen në radhë të parë gazetat e shthurura të regjimit në pushtet dhe “gazetarë” edhe më të dyshimtë, të trajnuar keq, që nuk janë nga hapësira gjuhësore e Serbisë.
Cila është arma e tyre kryesore në targetimin e viktimës së zgjedhur?!
Keqpërdorimi i mediave dhe GËNJESHTRA!”, shkruan Sanduloviç.
Sipas tij, mediat e akuzojnë me akuza të rreme, por një gjë është e vërtetë dhe ajo është se është mik i madh dhe i sinqertë i Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.
“E vetmja gjë e vërtetë që ka shkruar ky “gazetar” është se unë jam mik i madh dhe i sinqertë personal i Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, dhe se është një e vërtetë e ashpër dhe e pandryshueshme që unë jam alternativë reale politike ndaj Aleksandar Vučić dhe gjithçkaje që ai përfaqëson, bën dhe thotë!
Një alternativë e tillë deri në rënien e tij politike dhe përgjegjësinë për të gjitha krimet që ka kryer gjatë luftërave në ish-Jugosllavi dhe gjatë periudhës së pushtetit të tij që nga viti 2012 e deri në largimin e tij përfundimtar, të merituar, në Hagë ose në një burg në Serbi!
Jam i kënaqur dhe falënderoj këtë gazetë të shthurur që konfirmoi veprimtarinë time politike dhe shkroi publikisht se jam në kundërshtim të hapur me politikën kriminale të regjimit në pushtet – jo me shtetin, sepse Aleksandar Vučić dhe njerëzit e tij në pushtet nuk janë shteti! Sidomos më vjen mirë që kanë shkruar se unë jam e vetmja alternativë e vërtetë dhe e pandryshueshme politike ndaj Aleksandar Vuçiçit! Më në fund edhe ndonjë e vërtetë u ka shpëtuar në mes të gënjeshtrave të tyre! Faleminderit për këtë!””, shton politikani.