Në prag të një ndeshjeje vendimtare për rrugëtimin drejt Botërorit 2026, kombëtarja shqiptare vjen me risi interesante në listën e saj.
Trajneri Sylvinho ka vendosur të besojë te dy emra të rinj, duke dhënë një sinjal të qartë rinovimi dhe konkurrence brenda grupit kuqezi për “play off”-in ndaj Polonisë më 26 mars.
Bëhet fjalë për Bujar Pllana dhe Stavro Pilo, dy futbollistë që për herë të parë marrin ftesën nga kuqezinjtë. Njëri ëshjtë mbrojtës i fuqishëm dhe fizik, që po rritet në kampionatin polak, tjetri një profil modern krahu me prirje sulmuese, që ka spikatur në Greqi.
Dy histori të ndryshme, por me një objektiv të përbashkët: të bindin stafin teknik dhe të fitojnë hapësirë në një moment kyç për Shqipërinë.
PROFILI I LOJTARËVE
Bujar Pllana
Klub aktual: Lechia Gdańsk (Poloni, “Ekstraklasa”)
Mosha: 24 vjeç
Pozicioni: Qendërmbrojtës
Gjatësia: 1.90 m
Statistikat 2025-2026
839 minuta të luajtura
0 gola / 0 asistime
3 kartonë të verdhë
Nota mesatare: 6.4
Pllana ka qenë pjesë e rregullt e rotacionit në ekipin ku bën pjesë, me disa ndeshje si titullar dhe të tjera të nisura nga stoli.
Karriera
Trepça ‘89
Feronikeli (35 ndeshje)
Prishtina (40 ndeshje, 4 gola)
Slaven Belupo (Kroaci)
Lechia Gdańsk (nga viti 2024)
Me kombëtaret
Ish-lojtar i Kosovës U-21
Ka marrë lejen nga FIFA për të përfaqësuar Shqipërinë (2026)
Stavro Pilo
Klub aktual: AEK Athens (Greqi)
Mosha: 25 vjeç
Pozicioni: Mbrojtës i majtë
Statistikat (deri tani në karrierë)
62 ndeshje me AEK
1 gol
7 asistime
4 asistime vetëm këtë sezon
Një profil ofensiv për krahun e majtë, “alter ego” e Mario Mitajt, me ndikim në fazën sulmuese.
Karriera
Fillimet në Greqi (Ioannina)
Transferimi tek AEK Athens, ku është rritur në nivel
Me kombëtaret
I lindur në Greqi, por me origjinë shqiptare. Ai ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë
KONKLUZION
Pllana → profil fizik, mbrojtës klasik, eksperiencë në disa liga.
Pilo → mbrojtës modern krahu, më ofensiv dhe kreativ.
Dy profile komplet të ndryshme, por që i japin opsione të reja Shqipërisë për ndeshjen ndaj Polonisë.