Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo zbuloi sot listën me 26 lojtarët e ftuar për ndeshjen e play off-it kundër Polonisë.
Pas kësaj, ai ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat për tju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Mungesat dhe risitë – “Si trajner nuk dua të qaj, Manaj është një futbollist emblematik për ekipin, vendin, federatën, po bënte shumë mirë. Ne duhet të përshtatemi me situatën, të qajmë nuk vlen, sepse kemi të tjerë, ky është avantazhi i federatës, se dera është e hapur.
Manaj kishte një dëmtim të rëndësishëm, për fat të keq edhe Daku nuk ka asnjë minutë në 2026. Atëherë përshtatesh. Duhet të mendosh, rimendosh e bësh gjëra. Dera është e hapur, kemi 2-3 lojtarë që vijnë dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta.
i përket Pllanës e Pilos, prej kohësh jemi pas tyre. Është në rregull, momenti i duhur, ndeshje e rëndësishme e shihet. Ndaj kemi edhe një situatë të një futbollisti që është në një situatë të veçantë që duhet parë. Kemi 3 ditë përgatitje për të shkuar në fushë në gjendjen më të mirë ndaj Polonisë.
E vërtetë është nuk duhet të qajmë mungesa, kam besim te lojtarët e grumbulluar i kishim menduar që më përpara, pas dëmtimit të Manaj e rivlerësuam situatën dhe i thirrëm.
Muçi unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera, është një lotjarë që shënon, ka tiparë ofensive dhe më pak difensive. Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më paraa është rritur e shoh si sulmues krahu është përmrësuar, Muçin e shoh si sulmues, nëse nuk ke sulmyes pykë 9 duhet të gjesh lojtarë që të shënojë.
Bajrami është ai që ka shënuar më shumë, 7 gola, Asani me 6 dhe Asllani me 4. Ka opsione të tjera përbveç Manaj si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami”, tha Silvinjo.