Real Madridi rikthehet në La Liga me një ndeshje të madhe, teksa do të presë derbin ndaj Atlético Madridit. Arbeloa, në konferencë për shtyp, theksoi:
“E përjetojmë me shumë dëshirë dhe entuziazëm këtë ndeshje. E dimë që këto 3 pikë janë shumë të rëndësishme, për tifozët dhe emocionet që krijohen. Është nga ndeshjet më të mira për ta jetuar si lojtar, trajner dhe tifoz”.
Për dëmtimin e Courtois: “Çdo lojtar që hyn në fushë, rrezikon. Kur u ndal në pjesën e parë, vendosa ta zëvendësoj prej besimit maksimal te Lunin. Nuk vendosim afate për rikuperimin e tij”.
Për Mbappé dhe Bellingham: “Isha i qartë që Mbappé do të luante vetëm kur të ishte 100%. Nesër do të luajë dhe nuk ka problem të shkojë me kombëtaren. E njëjta gjë vlen për Bellingham”.
Për Thiagon dhe një vend në formacion: “Kur të vijë momenti, do të zgjedhim. Të kesh Bellingham dhe Thiago është një problem i bekuar”. Për Rüdiger: “Do të bëja një statujë në kopshtin e tij për ‘Don Antonio Rüdiger’.
Ka punuar shumë dhe është shembull për të rinjtë”. Për trajnerët e kombëtareve: “Çfarë nuk varet nga unë, nuk e komplikoj. Mbappé dhe Bellingham janë shumë mirë dhe normalisht do të luajnë me kombëtaret e tyre”.