Sylvinho sheh me optimizëm dhe “paralajmëron” Poloninë

- Bota Sot

Sylvinho sheh me optimizëm dhe “paralajmëron” Poloninë

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka folur në konferencën për mediat lidhur me ndeshjen që skuadra jonë do të luajë më 26 mars përballë Polonisë nË Varshavë, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-offit.

Tekniku ka shpjeguar arsyet e zgjedhjes së tij sa i përket lojtarëve të ftuar në listën e bërë publike në orën 10:00, teksa tregon dhe planin që ka përgatitur për javën “anti-Poloni” se si Shqipëria do të paraqitet në këtë duel të rëndësishëm për të hedhur hapin e madh drejt "finales" së play-offit e më pas për të shpresuar një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës 2026.

1) Mungesat, a jeni të penalizuar dhe janë dy emra të rinj, Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. Janë lojtarë të perspektivës, mendohet të jenë pjesë e projektit dhe nëse është kështu a mendoni se dhe ju do të jeni pjesë e projektit duke qenë se keni rinovuar vetëm për këto dy ndeshje?

"Unë si trajner nuk më pëqen të qaj, nuk dua të qaj ose të ankohem. Rey Manaj është lojtar emblematik për skuadrën tonë, për federatën, për të gjithë vendin tonë dhe ka bërë shumë mirë me ne. Por, duhet të përshtatemi me situatën, të vlerësojmë dhe sigurisht të shikojmë dhe lojtarët e tjerë sepse kemi lojtarë të tjerë dhe ky është avantazhi i punës me Kombëtaren ose i federatës që është gjithmonë e hapur për të gjithë dhe ka lojtarë të tjerë që vijnë.

Ndërkohë që është një lojtar tjetër Daku që nuk ka luajtur që prej vitit 2025, por sigurisht na është dashur të rimendojmë dhe të rivlerësojmë dhe kemi ftuar dhe lojtarë të tjerë dhe jam i lumtur në fakt me të gjithë lojtarët që janë pjesë e listët, ndërkohë përsa i përket Pllanës dhe Pilos janë lojtarë për të cilët ne kemi qenë prej kohësh pas tyre duke analizuar dhe kemi menduar duke qenë se është një ndeshje e rëndësishme duke i dhënë hapësirën që t’i shikojmë dhe vlerësojmë cilësitë e tyre"..



Read it all at Bota Sot