Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo publikoi listën me 26 lojtarët e thirrur për ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë.
U vunë re dy risi në listën e tij si Stavro Pilo dhe Bujar Pllana.
i fundit nuk ishte një suprizë pasi la Kosovën dhe ishte konfirmuar që do të ftohej te kuqezinjtë.
Braziliani ka vendosur ti japë një mundësi mbrojtësit të AEK-ut. 25-vjeçari, i lindur në Greqi dhe me origjinë nga Delvina ka shprehur pozitivitet dhe gatishmëri për të përfaqësuar kuqezinjtë.
Ai padyshim është një vlerë e madhe e shtuar në prapavijën kuqezi me rolin e tij si mbrojtës i majtë. Rikujtojmë që në atë pozicion luan edhe Mario Mitaj.