Oguns mjeshtër i madh, Ferizaj triumfon në duelin jetik

- Bota Sot

Oguns mjeshtër i madh, Ferizaj triumfon në duelin jetik

Ferizaj ka marrë tre pikë shumë të mëdha në ndeshjen mes skuadrave të rrezikuara, duke triumfuar para tifozëve të vet me rezultat 1:0 ndaj Drenicës, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Pjesa e dytë ishte më dinamike. 

Në minutën e 71-të, u anulua goli i Igball Jasharit pas rishikimit me VAR, ku u konstatua se një futbollist i Drenicës ishte në pozitë jashtë loje.

Vetëm dy minuta më pas, mjeshtri i golave Ade Oguns shënoi golin e fitores për Ferizajn.

Ai mashtroi dy mbrojtës të Drenicës brenda zonës së 16-shit dhe me një goditje mjeshtërore mposhti portierin Kenan Haxhimhamza në minutën e 73-të. 

Situata u vështirësua edhe më shumë për Drenicën, pasi qendërmbrojtësi brazilian Christian Da Silva u përjashtua direkt nga loja me karton të kuq nga gjyqtari Valon Bajgora në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Ferizaj ngjitet në vendin e 7-të me 32 pikë, ndërsa Drenica mbetet e parafundit (vend i 9-të) me 28 pikë.

Forma pozitive e Ferizajt vazhdon, pasi kjo është fitorja e tretë radhazi, një hap shumë i rëndësishëm në luftën për mbijetesë në elitën e futbollit.



Read it all at Bota Sot