Prishtina me kryetrajner të ri gjunjëzon Ballkanin

- Bota Sot

Prishtina me kryetrajner të ri gjunjëzon Ballkanin

Alban Dragusha, kryetrajner i ri i Prishtinës, debutoi në mënyrën më të mirë në pankinën e skuadrës me renome, me fitore me rezultat 1:0 ndaj lideri të kampionatit, Ballkanit të Therandës, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.

Në një atmosferë të mirë në Kampin Nacional në Hajvali, Prishtina siguroi fitoren në finish.

Një fitore e madhe nën drejtimin e kryetrajnerit të ri dhe shtojnë gjasat për titullin e kampionit, duke iu afruar liderit për 4 pikë.

Futbollisti Drin Ahmeti shënoi në minutën e 84-të për fitoren e Prishtinës.

Ballkani është në krye me 45 pikë sa ka edhe Drita në vend të dytë, kjo e fundit një ndeshje më pak dhe Prishtina është në pozitën e tretë me 41 sosh.



Read it all at Bota Sot