Shkëndija e Tetovës ka arritur tre pikë që nuk maten as me ari në stadiumin në Gjorgje Petrov.
Kampioni në fuqi, Shkëndija, ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Makedonija GP në një ndeshje të luftuar.
Në minutën e 53-të, ish futbollisti i
Prishtinës, Endrit Krasniqi, ashtu si di ai, shënoi për fitoren e madhe te skuadrës kuqezi.
Endrit Krasniqi është fantastik dhe i dhuroi një fitore të madhe në kuadër të javës së 24-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Vardari kryeson me 58 pikë sa ka edhe Shkëndija në vendin e dytë dhe Makedonija GP renditet në të nëntin me 23 sosh.