Arsimi shokon Vardarin

- Bota Sot

Arsimi shokon Vardarin

Arsimi nga Çegrani është në festë të madhe pas fitores së madhe nw Gostivar, me rezultat 1:0 ndaj liderit të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut, Vardarit të Shkupit, në takimin e javës së 24-të.

Futbollisti Markel Goni është kreator i fitores që shënoi në fund të pjesës së parë përkatësisht në minutën e 43-të.

Tre pikë domethënëse për Arsimin për të siguruar ekzistencën, në anën tjetër i bëri nderin edhe Shkëndijes e cila tani barazohet me pikë me Vardarin.

Arsimi e zë vendin e shtatë me 29 pikë dhe Vardari kryeson me 58 sosh.



Read it all at Bota Sot