Flamurtari “dorëzohet” në kohën shtesë

- Bota Sot

Flamurtari “dorëzohet” në kohën shtesë

Emocione të shumta ka dhuruar derbi i mbijetesës, Bylis-Flamurtari në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar. Gjithçka ndodh në pjesën e dytë.

Mallakastriotët mposhtin vlonjatët me rezultatin 2-1, falë një goli të shënuar nga Muric nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 95-të.

Më herët Përndreca kaloi vendasit në avantazh, por miqtë barazuan shifrat me Bintsuka.

Sfida e transmetuar në RTSH 1 ka qenë e bukur dhe e luftuar. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola 0-0.

Skuadrat luajnë me kujdes edhe në pjesën e dytë, por në minutën e 83-të janë vendasit që kalojnë në avantazh falë golit të shënuar nga Përndreca. Flamurtari nuk dorëzohet dhe në kohën shtesë barazon shifrat me Bintsuka.

Por në sekondat e fundit të takimit, Bylisi fiton një penallti, pasi Trashi pengon në zonën Përndrecën. Muric tregohet i saktë nga 11-metrat dhe shënon golin e fitores për ballshiotët.

Bylisi fiton 2-1 derbin e mbijetesës dhe hedh një hap të madh drejt qëndrimit në elitën e futbollit shqiptar. mallakastriotët ngjiten në kuotën e 30 pikëve në klasifikim. Flamurtari “dorëzohet” përballë një rivali direkt dhe mbetet në kuotën e 24 pikëve në vendin e fundit në renditje.



Read it all at Bota Sot