Cristiano Ronaldo lihet jashtë listës së Portugalisë

- Bota Sot

Cristiano Ronaldo lihet jashtë listës së Portugalisë

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo nuk është ftuar nga Roberto Martinez për ndeshjet ndaj Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.

Mungesa e Ronaldos lidhet me një problem fizik, duke bërë që trajneri të mos e përfshijë në skuadër për ndeshjet e ardhshme, raporton onefootball.com.

Stafi teknik ka vendosur të mos rrezikojë gjendjen e tij, ndërsa theksohet se lëndimi nuk është serioz dhe pritet që Ronaldo të rikthehet për sfidat e ardhshme, përfshirë edhe Kupën e Botës.

Mungesa e tij konsiderohet një goditje për Portugalinë, megjithatë trajneri ka ftuar një grup të gjerë lojtarësh për të përballuar ndeshjet miqësore që shërbejnë si përgatitje për turnetë e mëdha.

Trajneri ka qetësuar tifozët duke bërë të ditur se pjesëmarrja e tij nuk është në rrezik, është një dëmtim i lehtë.

Portugalia ndeshjen e rradhës atë miqësore e luan kundër Meksikës, më 29 mars, me fillim nga ora 15:00.



Read it all at Bota Sot