Ylli i Liverpoolit, Hugo Ekitike është lënduar së fundmi.
Ajo ndodhi gjatë ndeshjes së sotme kundër Brightonit, pas një ndërhyrje nga ish-lojtari i “Reds”, James Milner.
Mirëpo fatmirësisht për tifozët e Liverpoolit, lëndimi i tij nuk është serioz pasi që pritet të rikuperohet shumë shpejt, gjë që e konfirmoi dhe trajneri Arne Slot.
“Hugo, mendoj se mund të luajë nesër nëse do të kishte nevojë. Ishte një ndeshje e vështirë, siç e quani këtu, mendoj unë, deklaroi holandezi.