Dortmundi senzacional, humbjen 0:2 e shndërron në fitore

- Bota Sot

Dortmundi senzacional, humbjen 0:2 e shndërron në fitore

Skuadra e Dortmundit ka treguar zemër të madhe në finish të ballafaqimit, duke e përmbysur rezultatin 0:2 dhe e shndërruan në fitore me 3:2, në takimin e javës së 27-të në Bundesliga I.

Hamburgur SV dukej se po shkon drejt fitores ku ishte në epërsi me 0:2 në minutën e 72-të, por ndodhi rikthimi senzacional nga vendasit.

Për Hamburger SV shënuan Otele (18’), Lokonga (38’) dhe për vendasit Bensebaini (73 - nga penalltia 84 – nga penalltia), Guirassy (78).

Nmecha i Dortmundit humbi penalltinë në fund të pjesës së parë.

Dortmundi e zë vendin e dytë me 61 pikë e ka 9 më pak se lideri Bayerni. Hamburger SV është në pozitën e 11-të me 30 pikë.



Read it all at Bota Sot