Nga kreu e deri tek mbijetesa

- Bota Sot

Nga kreu e deri tek mbijetesa

Sot në mesditë do të luhet 5 sfidat e radhës të Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 28-të.

Të gjitha këto përballje janë përcaktuar në të njëjtin orar, duke e bërë akoma më emocionuese garën për "kilometrin" e fundit të kampionatit, kur kanë mbetur dhe 6 javë për verdiktet finale.

Kështu, Skënderbeu dhe Laçi luajnë në transfertë përballë Besës së Kavajës dhe Ilirisë, me pretendimet për të vazhduar ecurinë pozitive dhe "hipotekuar" njëherë e mirë dy vendet e para në klasifikim. 

Në anën tjetër, Pogradeci do kërkojë të mos i shkëputet rivalëve, pasi qëndron në vendin e tretë me 58 pikë, 5 më pak se laçjanët e vendit të dytë. Liqenorët këtë herë do të kenë përballë Burrelin e vendit të gjashtë, me këta të fundit në krizë rezultatesh.

Sa i përket sfidave të tjera, Kukësi udhëton në Kastriot, ndërsa Korabi i Peshkopisë pret Luftëtarin e vendit të parafundit në klasifikim. 

Kujtojmë se sipari i fundjavës u hap me ndeshjen Apolonia-Lushnja, sfidë kjo e përfunduar në barazim pa gola. 



Read it all at Bota Sot