Enea Jorgji është zgjedhur në FSHF, që të vendosë drejtësi për sfidën Tirana-Vora.
Gjyqtari i FIFA-s është besuar për javën 29 të Abissnet Superiores, ndërsa ndeshja nis prej orës 15:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Jorgji e ka gjykuar Tiranën në katër ndeshje gjatë këtij sezoni.
Fillimisht në humbjen me Vllazninë në Shkodër ku një penallti ishte për vendësit dhe po ashtu kartoni i kuq që i la me 10 lojtarë nga minuta 52-të Më pas në barazimin me kuqeblutë në Tiranë ku penalltitë nuk munguan për të dyja skuadrat.
Sfida tjetër ishte me Bylisin në transfertë ku bardheblutë fituan falë një penalltie, ndërsa si ndeshje e fundit qëndron derbi i barazuar 1 me 1 ndaj Dinamos në “Selman Stërmasi”. Tirana nuk ia doli të fitonte, edhe pse luajti me 1 lojtar më shumë që nga minuta 36-të.
Vora është gjykuar vetëm një herë nga ana e Jorgjit në Superiore. Pikërisht në barazimin pa gola me Flamurtarin. Jorgji rezulton me fat për bardheblutë në këtë sezon ku po luftojnë që të mbijetojnë, ndërsa në tre sfida janë prodhuar plot pesë penallti.
Asistentët e tij do jenë Ridiger Çokaj dhe Devis Korreshi. Si gjyqtar i katërt qëndron Laver Alla. Dorjan Maletajt i është besuar VAR-i, ndërsa Alber Doda ndodhet në AVAR.