Shpërtheu ndaj gjyqtarit, Alegri sqaron situatën: Po plakem dhe nuk dua që zemra ime të më ligështohet

- Bota Sot

Shpërtheu ndaj gjyqtarit, Alegri sqaron situatën: Po plakem dhe nuk dua që zemra ime të më ligështohet

Trajneri i Milanit, Masimiliano Alegri foli pas fitores kundër Torinos, një triumf shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë.

“Kur të arrish në fund të sezonit, duke filluar nga marsi, duhet të mendosh për fitoren dhe në të njëjtën kohë të mbash sytë nga tabela. Titulli? Po shikojmë prapa, kjo është një fitore më pak për objektivin tonë kryesor (kualifikimin në Ligën e Kampioneve). Do të jetë një mbrëmje e shkëlqyer futbolli në Napoli midis ekipit të dytë dhe të tretë në tabelë.”

Maks kishte një përparësi mbrëmjen e shkuar, të jetonte këto dy javë me qetësi. Dhe e bëri të qartë: “U thashë djemve, ‘Mos ma prishni pushimin, kjo është e vetmja gjë që kërkoj nga ju’.” U bë”.

Po, por çfarë ndodhi me gjyqtarin e katërt? Pyetja drejtuar Alegrit është e pashmangshme dhe përgjigjja vjen menjëherë, me buzëqeshjen e tij të zakonshme: “Është nxehtësia e momentit (qesh). Po filloj të plakem, nuk dua që zemra ime të më ligështohet. Në atë moment, ndeshja ishte shumë e rëndësishme për ne, po vinim pas humbjes kundër Lacios dhe në pjesën e parë ishim përballur me një Torino shumë të mirë.”



Read it all at Bota Sot